Sllovenia synon rezultate pozitive në ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit, ato ndaj Kosovës dhe Suedisë. Për këto takime, trajneri i përfaqësueses, Kek Matjaz, ka bërë publike listën e të ftuarve, teksa janë grumbulluar më të mirët. Mes të grumbulluarve spikasin Jan Oblak, portieri i Atletico Madridit, dhe Benjamin Sesko, sulmuesi i talentuar i Leipzigut. […]