Çeku: Gllogovica potencial atraksioni për vizitorë

Në sofër tradicionale e me ushqim të zonës, u prit Hajrulla Çeku në Gllogovicë. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se banorët e pritën me entuziazëm kandidatin për Kryetar të Prishtinës si dhe biseduan me të për mundësitë e zhvillimit ekonomik e turistik të këtij fshati. Për natyrën e bukur të Gllogovicës, Çeku tha se ka plane konkrete për zhvillim të turizmit, projekte infrastrukturore, që do të mund të tërheqin vizitorë të shumtë. /Telegrafi/