Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së martë ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët politikë të vendit. Pas takimit qw kishte nw mëngjes me kryetarin e LVV-sw, Albin Kurti, ajo pasdite ka zhvilluar takim me liderwt e partive opozitare. Siç mëson Telegrafi, Osmani pak orw mw parw wshtw takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa aktualisht po zhvillon takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Këto takime vijnë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku Glauk Konjufca u propozua zyrtarisht si mandatar për formimin e qeverisë, pas dështimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ta siguruar shumicën në Kuvend. Ndërkohë, partitë opozitare PDK, LDK, AAK e Nisma janë deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe nuk mbështesin krijimin e një qeverie të re në këtë përbërje parlamentare. /Telegrafi/