Bayern Munich zyrtarisht ankohet në UEFA për vendimet e minutës së fundit duke i cilësuar si "të papranueshme"

Bayern Munich ka paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA pas vendimit të autoriteteve franceze për të vendosur masa të papritura dhe kufizuese ndaj tifozëve të tyre, vetëm pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, raporton AS . Në deklaratën e lëshuar një ditë para përballjes, kampionët gjermanë e cilësuan “të papranueshme” urdhrin e Prefekturës së Policisë së Parisit, duke theksuar “natyrën e tij të papritur” dhe vështirësitë që po u shkakton mijëra tifozëve të udhëtuar nga Gjermania. Klubi bavarez njoftoi se, përveç ankesës së dorëzuar në UEFA gjatë takimit me përfaqësuesit e saj, po shqyrton edhe mundësinë e ndërmarrjes së “masave të tjera ligjore” për të mbrojtur të drejtat e tifozëve të prekur nga këto kufizime. ⭐️ ????????? ?????? ???????? ⭐️ ? PSG @ChampionsLeague ⌚️ 21:00 CET ️ Parc des Princes #PSGFBC pic.twitter.com/kZUgF9OvTL — FC Bayern (@FCBayernEN) November 4, 2025 Autoritetet franceze kishin urdhëruar të hënën që të gjithë autobusët me tifozë të Bayernit të ndalonin në pikat e pagesës jashtë Parisit, përpara se të shoqëroheshin nga policia deri në stadiumin “Parc des Princes”. Ndërkohë, tifozëve që kishin mbërritur me mjete private u ndalua udhëtimi me makinë drejt stadiumit, duke iu lejuar hyrja vetëm përmes transportit publik. Pas ndeshjes, tifozët e Bayern Munich u detyruan të ktheheshin me të njëjtat mjete transporti, ndërsa autobusi për në Mynih ishte planifikuar të nisej rreth orës 5 të mëngjesit. Masa, e njoftuar më pak se 24 orë më parë, shkaktoi zemërim të madh si tek tifozët, ashtu edhe tek autoritetet sportive gjermane. PSG and the French metropolis under the microscope! The new Parisian chic! #Säbener51 pic.twitter.com/F5m2FafGNF — FC Bayern (@FCBayernEN) November 4, 2025 “Për Bayernin, mungesa e njoftimit paraprak për këtë vendim është e papranueshme, pasi – si gjithmonë – të gjitha informacionet përkatëse janë koordinuar dhe komunikuar disa javë më parë”, thuhej në reagimin e klubit gjerman. Gjiganti gjashtë herë kampion i Evropës theksoi gjithashtu se “nuk ka pasur asnjë ndryshim në situatën e sigurisë krahasuar me ndeshjen e fundit në Paris në vitin 2023”. Në një veprim solidariteti, Paris Saint-Germain shprehu mbështetjen e tij për Bayernin dhe kërkoi një shqyrtim urgjent të masave të vendosura nga autoritetet lokale. /Telegrafi/