"Diella është shtatzënë me 83 fëmijë", Rama: Shqipëria përdor AI për të përshpejtuar procesin drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI) në procesin e përgatitjes së ligjeve që i afrojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë, Rama tha se Shqipëria është vendi i vetëm në këtë proces që po përdor AI për të përshpejtuar analizën dhe hartimin e paketave ligjore që duhet të miratohen nga parlamenti. “Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI, por pa harruar kurrë se vendi ynë në Europë së pari është i merituar,” tha Rama. Ai gjithashtu bëri një koment me tone të lehta humoristike, duke thënë se “Diella është shtatzënë me 83 foshnja dhe duhet të presë të lindë këta bebe,” duke e përdorur metaforikisht për sfidat dhe pritshmëritë në rrugën e integrimit europian.