Situata e vendeve kandidate - çfarë thotë raporti i BE-së?

Ukraina nuk ishte i vetmi vend që Marta Kos, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, e përmendi kur foli para Parlamentit Evropian. Ajo foli edhe për vendet e tjera që po përparonin, si dhe disa që nuk po përparonin aq mirë. Mali i Zi kishte “avancuari më së shumti” në përpjekjet e tij, tha Kos dhe se ishte vendi më i përgatitur, raporton skynews. Parlamenti Evropian dëgjoi se Shqipëria kishte bërë “progres të paprecedent” që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Moldavia kishte punuar mirë për të thelluar lidhjet me BE-në, megjithëse kishte “kërcënime hibride të vazhdueshme për të destabilizuar vendin dhe rrugën e BE-së”. Rusia është akuzuar se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e saj më të fundit. Raporti më i ashpër i Komisionit Evropian për Serbinë - institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura Megjithatë, jo të gjitha vendet po përparonin njësoj. Kos theksoi disa vende që po dështonin të arrinin objektivat e tyre. “Në Serbi, autoritetet vazhdojnë të deklarojnë anëtarësimin në BE si qëllimin strategjik, por ritmi real i zbatimit të reformave është ngadalësuar ndjeshëm”, tha ajo. Kos pranoi disa “zhvillime pozitive të fundit”, por tha se duhet të shmangë “retorikën anti-BE” dhe të shmangë “kthimin mbrapa” në lirinë e shprehjes. Maqedonia, tha Kos, nuk kishte marrë “hapa vendimtarë” për të avancuar negociatat me BE-në, duke përfshirë edhe ndryshimin e kushtetutës. Në Kosovë, politika e brendshme kishte bërë që rruga drejt BE-së të “stagnojë”, tha ajo, ndërsa negociatat me Turqinë nuk kishin ecur “që nga viti 2018”. Megjithatë, situata më e keqe ishte në Gjeorgji, ku “ishte përkeqësuar ndjeshëm gjendja me një regres të rëndë demokratik”. Aq shumë, tha Kos, sa tani Gjeorgjia konsiderohet kandidat vetëm “në letër”. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com