Liverpooli ka triumfuar ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në një përballje klasike të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, zhvilluar në “Anfield”. Një sfidë me intensitet të lartë, raste të shumta dhe tension që zgjati deri në minutën e fundit, u vendos nga goli i vetëm i Alexis Mac Allister. Që nga fillimi, ndeshja mori ritëm të lartë. Vinicius Junior kërkoi penallti në minutën e 21-të pas një përplasjeje në zonë, por gjyqtari Istvan Kovacs nuk u bind. Momente më vonë, Tchouameni preku topin me dorë brenda zonës, por edhe pas rishikimit me VAR, penalltia nuk u akordua. Një prekje me dorë në zonë dhe goditje drejt portave, derbi evropian nuk sjell gola pas 45 minutave telegrafi.com Liverpooli ishte shumë më kërkues, me Dominik Szoboszlai që rrezikoi dy herë nga distanca, duke detyruar Thibaut Courtois të bëjë pritje të shkëlqyera në minutat 28 dhe 43. Në anën tjetër, Jude Bellingham pati rastin më të mirë për Realin në fund të pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga portieri Mamardashvili. Pas një pjese të parë plot emocione, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë nisi me të njëjtin intensitet. Në minutën e 48-të, Ekitike dhe Van Dijk kishin dy mundësi të arta për vendasit, por Courtois sërish reagoi në kohë. Zhgënjimi i tifozëve të Liverpoolit për mungesën e golit u shndërrua në festë në minutën e 61-të. Pas një harkimi nga këndi të Szoboszlait, Alexis Mac Allister u shkëput më lart se të gjithë dhe me një goditje precize me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Kylian Mbappé kishte rastin më të mirë për barazim në minutën e 75-të, por goditja e tij kaloi pranë shtyllës së djathtë. Pas 90 minutash spektakolare, Liverpool siguroi një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj gjigantit spanjoll, duke marrë tre pikë të arta në garën për kreun e grupit. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore