Këtë herë, dizajnerja e njohur italiane ka treguar një “fytyrë të re” që ka shkaktuar shumë komente dhe reagime në rrjete sociale e media E njohur për stilin e saj ekstravagant, Donatella gjithmonë tërheq vëmendjen në çdo paraqitje publike, por në ndarjen e çmimeve CFDA Awards në Nju Jork, fytyra e saj u bë tema kryesore e mbrëmjes. Sipas mediave si Harper’s Bazaar dhe Page Six, ajo dukej dukshëm më e freskët dhe më e re, me lëkurë më të butë dhe me tipare më të zbutura krahasuar me paraqitjet e kaluara. Donatella, e cila prej dekadash është simbol i luksit dhe modës italiane, shpesh është komentuar për ndërhyrjet estetike që e kanë bërë të njohur në mënyrë po aq të diskutueshme sa edhe karriera e saj. Megjithatë, kësaj here shumë fansa dhe kritikë të modës ranë dakord se ajo ka gjetur ekuilibrin, duke ruajtur personalitetin e saj unik, por me një qasje më të natyrshme ndaj pamjes dhe plakjes. Në tapetin e kuq, ajo pozoi me siguri të plotë, e veshur me një fustan elegant të zi Versace, duke rrezatuar vetëbesim dhe një shkëlqim që mungonte prej vitesh, transmeton Telegrafi. profimedia Pamja e saj e re u vlerësua si “më e butë dhe harmonike”, me disa ekspertë bukurie që vunë re se mund të ketë përdorur teknika më moderne të trajtimeve jo-invazive, në vend të operacioneve të forta të së kaluarës. Fytyra e Donatellës, dikur simbol i ekzagjerimit estetik, këtë herë është pritur si shembull i një transformimi të suksesshëm dhe të matur, një lloj rilindjeje që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes për arsyet e duhura. profimedia /Telegrafi/