Trajneri i njohur i fitnesit, Dani Thaqi, ka qenë i ftuari i radhës në episodin më të ri të “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij profesionale dhe përvoja e ndërtuar gjatë viteve të punës në industrinë e fitnesit. Gjatë bisedës, ai ka ndarë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij: bashkëpunimin e gjatë me reperen e suksesshme, Tayna. Për Danin, ajo nuk është vetëm kliente, por edhe një mike shumë e mirë. “Taynën e kam shoqe shumë të mirë. E njoh prej kohësh, sepse fillimisht ka ushtruar me Getin – aty edhe e kam takuar për herë të parë. Më pas ma solli menaxheri i saj, Rinori, pasi edhe ai ka ushtruar me mua. Kur e panë suksesin tim dhe dedikimin në punë, vendosën të punojmë bashkë”, ka thënë ai gjatë podcastit. @shokpodcast Kur e shoh suksesin e Taynes me doket si me mrri vet . #fyp #fy #foru #viral #trendingvideo ♬ original sound - ShokPodcast Ai shtoi se ky bashkëpunim vazhdon intensivisht. “Ushtroj me të çdo ditë. Ajo është shumë e rregullt – ushtron 3 deri në 4 herë në ditë. Ka disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Dani, duke vlerësuar maksimalisht reperen për seriozitetin e saj. Në episod, trajneri foli edhe për sfidat, motivimin dhe procesin e ndërtimit të besimit me klientët, duke theksuar se marrëdhënia e tij me Taynën është shembull i punës së mirëfilltë dhe miqësisë që lind natyrshëm nga përkushtimi profesional. /Telegrafi/