Liverpooli ka arritur një fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në superpërballjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në “Anfield”. Sfida e madhe mes dy gjigantëve të Evropës solli intensitet të lartë, emocione dhe raste të shumta nga të dyja anët, por gjithçka u vendos nga goli i vetëm i Alexis Mac Allister në minutën e 61-të, pas një kombinimi perfekt me Szoboszlain. Ndeshja nuk mungoi as në kontestime, pasi u kërkuan disa herë penallti nga të dyja skuadrat, mirëpo gjyqtari Istvan Kovacs nuk e pa të arsyeshme të akordojë ndonjërën prej tyre. Edhe pse Reali doli pa pikë nga “Anfield”, Thibaut Courtois ishte padyshim lojtar i ndeshjes, me disa pritje spektakolare që e mbajtën ekipin madrilen në lojë deri në fund. Sipas SofaScore, portieri belg u vlerësua me notën 8.0, më të lartën në ndeshje. Te Liverpooli, më të mirët në fushë ishin Mohamed Salah (7.8) dhe Alexis Mac Allister (7.6), ndërsa te Real Madrid u dallua edhe Jude Bellingham (7.2). Në anën tjetër, Vinicius Junior zhvilloi një paraqitje nën nivel dhe u vlerësua me notën 6.0, si lojtari më i dobët i takimit. Notat e lojtarëve të Liverpoolit dhe Real Madridit Liverpool - Real Madrid Live Score /Telegrafi/