Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Vendimtar për mysafirët në këtë ndeshje ishte kolumbiani Luis Diaz i cili realizoi dy gola për të vendosur ndeshjen, megjithëse ai u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë duke lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë gjatë pjesës së dytë. PSG-ja në anën tjetër ia doli të rikthehet në lojë në minutën e 74-të me Joao Neves që realizoi për 2-1, por nuk ia dolën të evitojnë humbjen. Lojtari i ndeshjes sipas Sofascore ishte Manuel Neuer i cili u vlerësua me notën 8.2 falë tetë pritjeve që bëri në këtë ndeshje. Me nota pozitive u vlerësuan edhe Luis Diaz (7.6), Michael Olise (7.3) dhe Josip Stanisic, Konrad Laimer dhe Jonathan Tah (7.0). Tek PSG-ja në anën tjetër lojtari më i vlerësuar ishte Vitinha që mori notën 7.4, ndërsa me notë pozitive u vlerësua edhe Warren Zaire-Emery (7.1). Dy lojtarë më notën më të ulët në këtë ndeshje ishin Achraf Hakimi dhe Willian Pacho me 6.1. Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: Paris Saint-Germain - FC Bayern München Live Score / Telegrafi /