Të paktën nëntë persona të vdekur në një shtëpi të pensionistëve në Bosnje

Nëntë persona vdiqën në zjarrin që shpërtheu në shtëpinë e pensionistëve në Tuzla të Bosnje-Hercegovinës. Në katin ku shpërtheu zjarri në shtëpinë e pensionistëve ndodheshin persona të palëvizshëm dhe sipas informacioneve paraprake, gjithsej nëntë prej tyre kanë gjetur vdekjen. Zjarri i përmasave të mëdha sonte kaploi një kat të ndërtesës ku ndodhet shtëpia e pensionistëve në Tuzla, dhe sipas të dhënave të fundit, jozyrtarisht konfirmohet se nëntë persona kanë humbur jetën. - YouTube www.youtube.com Siç është thënë për Klix.ba , zjarri ka nisur në katin e shtatë të ndërtimit, ku ndodheshin apartamente me persona të palëvizshëm dhe vdekja ka ndodhur më së shumti për shkak të mbytjes. Nga ana tjetër, sipas informacioneve zyrtare të fundit nga Qendra Klinike Universitare në Tuzla, pesë persona janë hospitalizuar, ndërsa dy prej tyre ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv. Nga policia kantonale është njoftuar se zjarri është lokalizuar në orën 22:00, dhe hetimi do të zbulojë shkakun e përplasjes së zjarrit. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be