Micky Van De Ven prodhoi një moment magjie duke shënuar një gol spektakolar kundër Kopenhagenit në Ligën e Kampionëve. Tottenhami u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi, përfshirë një disfatë të rëndë 1-0 në shtëpi ndaj Chelseat, duke shkatërruar Kopenhagenin të martën. Ata e mposhtën skuadrën daneze me rezultatin 4-0 në “Tottenham Hotspur Stadium”, me Van De Ven, i cili kishte injoruar Thomas Frank pas humbjes ndaj Chelseat, që shënoi një gol kandidat për golin e sezonit. Ai mori një top të lirë në buzë të zonës së vet, pastaj përshkoi të gjithë fushën përpara se të godiste fuqishëm dhe të realizonte golin e tretë për skuadrën e tij. Micky Van De Ven. That’s the Tweet. ⚽️ pic.twitter.com/qDpqtNs6Zq — FPL Tim? (@fpl_timothy) November 4, 2025 Van De Ven ndërmori një nga vrapimet e tij karakteristike, duke kaluar katër lojtarë të Kopenhagenit gjatë rrugës, për të shënuar ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij dhe një gol që do të jetë kandidat për golin e sezonit në këtë kompeticion. Brennan Johnson, i cili më vonë u përjashtua nga loja, Wilson Odobert dhe Joao Palhinha gjithashtu u futën në listën e realizuesve. Goli i Van De Ven vjen vetëm disa ditë pasi ai injoroi Frank pas përfundimit të ndeshjes kundër Chelseat. Mbrojtësi holandez dhe Djed Spence e kishin injoruar trajnerin e tyre të dielën, por kërkuan falje përpara ndeshjes së sotme europiane./ Telegrafi /