Kendall Jenner me kombinimin e xhinseve dhe çizmeve që i jep çdo veshjeje prekje luksi

Nëse këtë sezon dëshironi t’i stilizoni xhinset në mënyrë më të sofistikuar, zgjidhni modelin me fund më të gjerë dhe kombinojeni me këto këpucë elegante Kur prioritet është ngrohtësia, kërkimi për një pamje elegante dhe të rafinuar shpesh mbetet në plan të dytë. Pas disa shtresave veshjeje, edhe kombinimet më të menduara mund të duken paksa të rënduara. Pikërisht për këtë arsye, duhet kushtuar vëmendje detajeve të vogla stilistike që i japin çdo paraqitjeje rregull dhe finesë, pavarësisht përzierjes së teksturave dhe ngjyrave. Kendall Jenner sapo tregoi sa e thjeshtë mund të jetë kjo: ajo e ngriti pamjen e saj në një nivel më të lartë me një kombinim të thjeshtë xhinsesh dhe çizmesh , që e bëri menjëherë më elegante edhe stilin e saj të përditshëm, transmeton Telegrafi. Në vend të xhinseve shumë të gjera apo tepër të gjata që, edhe pse në trend, mund të duken të rënda në kombinim me materialet dimërore, Kendall zgjodhi xhinsat e ngushta me fund më të gjerë dhe i kombinoi me çizme me majë . Ky zgjedhje e zgjat vizualisht siluetën, ndërsa prerja paksa e zgjeruar e xhinseve lidhet në mënyrë perfekte me linjat e mprehta të çizmeve. Pjesën tjetër të pamjes ajo e mbajti të thjeshtë: një pallto të zezë me rrip , bluzë të bardhë , shall gri , syze të errëta dhe një kapelë bejzbolli . Pamja është e relaksuar, por pa të meta - elegante, e arritshme dhe e përkryer për sezonin aktual. View this post on Instagram A post shared by Kenny’s fan ? (@kendallssnap) /Telegrafi/