Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri në 16 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/