Moti në Shqipëri

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/