Tifozët e Liverpoolit të indinjuar: A u dëmtuan Reds nga penalltia e mos dhënë kundër Real Madridit?

Derbi i xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve midis ekipit vendas Liverpoolit dhe Real Madridit u zhvilluar të martën mbrëma në Anfield dhe dha epitetin e një super ndeshje që të gjithë e priten. Reds arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Los Blancos me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga mesfushori Alexis Mac Allister në minutën e 61-të. Megjithatë, rezultati mund të ishte shumë më i thellë po të mos ishte në portë Thibaut Courtois, i cili bëri përsëri shumë pritje të shkëlqyera. Por, ndeshja u përshkua gjithashtu edhe një polemikë të madhe, ku tifozët dhe fansat e futbollin mendojnë se Reds u dëmtuan. Konkretisht, luhej në minutën e 29-të, Dominik Szoboszlai gjuajti fort dhe topi goditi dorën e mesfushorit të Realit, Aurelien Tchouameni. They didn’t give Liverpool a penalty for this Tchouameni handball. It’s the most corrupt club in history. What a disgusting club… pic.twitter.com/EQmYgdZtw2 — Gnochy (@GGnochy) November 4, 2025 Pasuan disa minuta duke parë VAR-in dhe në fund gjyqtari rumun Istvan Kovacs vendosi që nuk ishte as penallti dhe as goditje dënimi për Liverpoolin dhe ia dha topin Realit. Ky episod është bërë viral tashmë në rrjetet sociale dhe thuajse të gjithë janë të mendimit se penalltia ekzistoi. /Telegrafi/