Xheneta Fetahu e pranon se kishte bluzën e Gjestit në videoklipin e Adrit dhe Ilirianës

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit në videoklipin e këngës së Adri Rrogaqit dhe Iliriana Sadriut. Në disa skena prekëse, ajo shfaqet e mbushur me emocione, duke përqafuar një bluzë dhe shpërthyer në lot, moment që u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale. Pasi pamjet u bënë virale, fansat filluan të hamendësonin se bluza që ajo mbante në duar kishte një domethënie të veçantë. - YouTube www.youtube.com Shumë prej tyre dyshuan se bëhej fjalë për bluzën e Gjestit, ish-partnerit të saj me të cilin kishte ndarë momente të afërta gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së. Thashethemet morën hov të madh në rrjete sociale, me ndjekës që kërkonin konfirmim nga vetë Xheneta. Ajo zgjodhi të reagojë përmes një live në TikTok, ku i dha fund çdo paqartësie, duke e pranuar publikisht se bluza që shihej në klip ishte vërtet e Gjestit. “Po, ishte bluza e tij”, u shpreh hapur. Klipi, përveçse u komentua për mesazhin emocional, u kthye në një moment reflektues për Xhenetën, e cila duket se ende ruan kujtime të forta nga periudha e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/