Si të votosh saktë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave. KQZ ka publikuar një video ku tregon mënyrën e saktë të votimit. Këto janë hapat e votimit: Sigurohu që fletëvotimi të jetë i vulosur Shëno vetëm njërin kandidat Palos fletëvotimin për të ruajtur fshehtësinë Vendose në kutinë e votimit. / Telegrafi/