Çfarë ndodhi pas fitores ndaj Real Madridit? Arne Slot dhe përqafimi i papritur për Alexander-Arnold

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur me emocione pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së martës mbrëma. Pas përfundimit, Slot u pa duke përqafuar Trent Alexander-Arnold dhe më pas shpjegoi gjestin e tij ndaj ish-mbrojtësit të Liverpoolit. “Vetëm pak çaste më pas, e përqafova. Nuk e di saktësisht çfarë i thashë, ndoshta asgjë të veçantë”, ka thënë Slot. “Por sa herë që ta takoj, do ta përqafoj ose do të flas me të, sepse ai ka qenë shumë i veçantë për mua, si lojtar dhe si njeri”, përfundoi trajneri. Ky gjest tregon respektin e madh që trajneri holandez ruan për Alexander-Arnold, një prej figurave më të dashura për tifozët e Liverpoolit. /Telegrafi/