Basketbollistët e Chicago Bulls kanë arritur një fitore të madhe në “United Center”, duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat të ngushtë 113:111. Me këtë fitore, skuadra nga Chicago u ngjit në vendin e parë të Konferencës Lindore të NBA-së, me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe vetëm një humbjeje. Ndeshja nisi më mirë për mysafirët nga Philadelphia, të cilët në fund të çerekut të parë kishin ndërtuar një epërsi prej 18 pikësh dhe e ruajtën deri në pushim, me rezultatin 75:56. Megjithatë, në pjesën e dytë, Bulls realizuan një përmbysje të madhe, duke e rikthyer plotësisht ndeshjen në favorin e tyre. Në disa momente të takimit, diferenca kishte arritur deri në 24 pikë, por skuadra e drejtuar nga Billy Donovan nuk u dorëzua dhe në fund arriti një nga rikthimet më të mëdha të viteve të fundit. Gjuajtja për tre pikë e Nikola Vucevic në sekondat e fundit rezultoi vendimtare për fitoren. Basketbollisti malazez ndeshjen e përfundoi me 19 pikë dhe 10 kërcime, duke regjistruar një paraqitje “double-double”. Në formë të shkëlqyer ishte edhe Josh Giddey, i cili kontribuoi me një triple-double mbresëlënës prej 29 pikësh, 15 kërime dhe 12 asistimesh. Për Philadelphia 76ers, Tyrese Maxey ishte më i miri në parket me 39 pikë, ndërsa Joel Embiid shtoi edhe 20 pikë. Pas këtij takimi, Chicago Bulls kryeson Konferencën Lindore me bilanc 6-1, ndërsa Philadelphia 76ers ndodhet menjëherë pas tyre me pesë fitore dhe dy humbje. Rezultatet : Toronto - Milwaukee 128:100 - YouTube www.youtube.com Atlanta Hawks - Orland Magic 127:112 Chicago Bulls - Philadelphia 76ers 113:111 - YouTube www.youtube.com New Orleans Pelicans - Charlotte Hornets 116:112 Golden State Warriors - Phoenix Suns 118:107 - YouTube www.youtube.com LA Clippers - Oklahoma City Thunder 107:126 - YouTube www.youtube.com