Konfiskohen armë në Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale disa armë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit. Tutje bëhet e ditur se janë konfiskuar dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika. “Lidhur me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika”, thuhet në raport. /Telegrafi/