Poezi nga: Oodgeroo Noonuccal Përktheu: Maksim Rakipaj I bardhi: O aborigjen, ne të sollëm shkencën tonë shoqërore demokracinë tonë të bardhë. I ziu: O njeri i bardhë, që do të na mësoje dhe do të na zbutje, e patëm atë shkencë, para se të vije ti dhe demokracinë gjithashtu. I bardhi: I shkreti ti i zi, gjithçka pate ti ishte paraardhësi yt Biami dhe djalli i madh me pupla Bunjipi dhe britmat e tij! I ziu: O mik i bardhë, vërtet më tepër krenari ke: ti pate Jezu Krishtin, por atë e vure në kryq dhe ende vazhdon ta kryqëzosh.