Ministri në detyrë, Hekuran Murati tha sot se ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Murati në një postim në Facebook shkruan se shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre “Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, shkruan Murati. /Telegrafi/