Në prag të finales së Miss Universe: Disa konkurrente u larguan nga eventi për shkak të një konflikti me organizatorin

Tensionet brenda konkursit të bukurisë “Miss Universe 2025” u përshkallëzuan dje pasi drejtori i konkursit të bukurisë në Tajlandë, Nawat Itsaragrisil, u përplas me “Miss Mexico” Fatima Bosch gjatë një eventi live në Bangkok, duke bërë që disa konkurrente të largoheshin nga eventi. Konkretisht, në videon virale të TikTok, momenti i saktë i grindjes mund të shihet ndërsa modelja Fatima Bosch i thotë atij: "Ne ju respektojmë, ashtu siç duhet të na respektoni edhe ju. Unë po përfaqësoj vendin tim këtu dhe nuk është faji im që keni probleme me organizatorët e mi". Nevati u përgjigj: "Jo, së pari duhet të më dëgjosh mua, pastaj të debatosh me mua". Nawat Itsaragrisil, director of the MGI pageant, faces criticism after publicly reprimanding and asking security to remove Miss Mexico from sash ceremony in Thailand. Several delegate walked out in solidarity with Fátima Bosch. pic.twitter.com/XttGvHgoKZ — Pop Crave (@PopCrave) November 4, 2025 Pak çaste më vonë, Bosch u ngrit dhe doli nga dhoma ndërsa Navati urdhëroi: "Ndalo. Siguria". Disa konkurrente, përfshirë edhe Miss Universe aktuale, Victoria Kjær nga Danimarka, e ndoqën atë në shenjë solidariteti. Duke refuzuar të heshtë, Fatima ka folur me gazetarët së bashku me Miss Universe Irak, Hanin Al Qoreishy. Në një video tjetër që u bë virale, ajo dëgjohet duke thënë se ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti, duke shtuar: "Ai më quajti budallaqe sepse ka probleme me organizatorët dhe mendoj se kjo është e padrejtë". Thaïlande – Mexique | Culture Polémique à Miss Univers : le directeur de Miss Univers Thaïlande, Nawat Itsaragrisil, a insulté Fátima Bosch, la représentante du Mexique, pour ne pas avoir publié sur le concours. La candidate mexicaine a réagi en déclarant que « toutes… pic.twitter.com/WIKJZoA1sF — KRONIK Insights (@KRONIKInsights) November 5, 2025 Pas konfliktit, Bosch mori shumë mbështetje, veçanërisht në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues vlerësuan guximin e saj për luftën për dinjitet dhe respekt në zgjedhje. /Telegrafi/