Në rrjetet sociale është shfaqur një video që ka shkaktuar reagime të fuqishme në Serbi. Në të shihet një person në qendër të Beogradit duke shpërndarë para një grupi njerëzish, kryesisht të moshuar, për “angazhimin” e tyre në “çaçiland”, ku gjenden përkrahësit e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, SNS-it. Sipas përshkrimit, video është xhiruar në një park në Terazije, mbrëmë rreth orës 19:00, raporton nova.rs. "Snimci podele ćaci dnevnica, vide se spiskovi imena, očajni ljudi itd. Terazijski park oko 19h. Bili su toliko zagledani u pare da skoro sedam minuta nisu ni shvatili da ih snimam" pic.twitter.com/vZPBijph1R — Ćutanje nije zlato (@nije_zlato) November 5, 2025 “Xhirimet e shpërndarjes së parave të ditës së punës, duken listat e emrave, njerëz të dëshpëruar etj. Parku i Terazijes rreth orës 19h. Ata ishin aq të përqendruar te paratë sa gati shtatë minuta nuk e kuptuan që po i xhiroja“, shkruhet në përshkrimin e videos. Në video shihet një grua e moshuar ulur në një karrige, duke mbajtur para, një stilolaps dhe disa lista, teksa numëron paratë dhe ua jep të pranishmëve. Ndryshe, Dijana Hrka, nëna e Stefanit që humbi jetën shkaku i rënies së strehës në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ka vazhduar grevën e urisë, afër “”çaçiland”. Me të janë qytetarë që i japin mbështetje, ndërsa policia vazhdon të sigurojë kampin me tenda, të quajtur “çaçiland“. /Telegrafi/