Wenger kritikon Liverpoolin: E shkatërruan mesfushën e tyre me nënshkrimin e Wirtz

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar mënyrën se si Liverpooli ka menaxhuar mesfushën e tyre pas nënshkrimit të Florian Wirtz gjatë afatit kalimtar të verës. “Wirtz pati shansin midis Mynihut dhe Liverpoolit,” tha Wenger për beIN Sports. “Ai i tha Liverpoolit: ‘Do të vij tek ju nëse luaj me numrin 10, nuk dua të luaj në krah’. Për ta marrë atë, Liverpooli pranoi kërkesën e lojtarit. Dhe kështu, ata shkatërruan mesfushën e tyre, sepse ajo përbëhej nga Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai", tha Wenger. Wenger shtoi se për të integruar Wirtzin në ekip, Liverpooli u detyrua të lë Szoboszlain jashtë, ndërsa në ndeshjet kundër Aston Villas u rikthyen në formacionin e mëparshëm të mesfushës. telegrafi.com “Sonte, ata e rikthyen Wirtzin, por ai do të luajë në krah,” tha Wenger. Ai gjithashtu theksoi se vendimi i trajnerit për të përdorur Wirtzin në krah është një përpjekje për të mos shqetësuar mesfushën kryesore të ekipit. “Do të jetë interesante për t’u parë se si kjo do të funksionojë,” përfundoi Wenger, duke lënë të kuptohet se adaptimi i lojtarit mund të ndikojë në performancën e skuadrës. Kritika e ish-trajnerit francez reflekton shqetësimin se strategjia e Liverpoolit për të inkorporuar një yll të ri mund të ketë komprometuar balancën e mesfushës, një sektor kyç për skuadrën e Arne Slot. /Telegrafi/