Reperi i njohur nga Ferizaji, Mozzik, ka ndarë sot në rrjetet sociale një fotografi ku shihet përkrah ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Në mbishkrimin e postimit, Mozzik ka shprehur respekt dhe mbështetje për Veselin, i cili po vuan një dënim pesëvjeçar në Hagë. “5 vite në burg, por asnjë ditë pa dinjitet - Kadri Veseli, zemra e një kombi që nuk dorëzohet”, ka shkruar Mozzik në InstaStory. Foto: Instagram Veseli, së bashku me disa ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte. Procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve ka zgjuar ndjenja të forta te qytetarët e Kosovës, të cilët shpeshherë kanë shprehur mbështetje publike për ta. Mozzik, i cili është i njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe lidhjen me identitetin kombëtar, shpesh ka përdorur platformën e tij për të përçuar mesazhe të tilla. Kjo deklaratë e fundit shihet si vazhdimësi e këtij angazhimi publik. /Telegrafi/