2 Korriku mposht Hibernianin në ndeshjen kthyese, por nuk mjafton për kualifikim

2 Korriku ka arritur fitore në ndeshjen kthyese ndaj Hibernian në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Zahir Pajaziti. Futbollistët e talentuar kryeqytetas të grupmoshave U19 triumfuan ndaj Hibernian U19 me rezultat minimal 1-0. Ndeshja u zhbllokua vetëm pas dy minutave lojë, kur Omer Shala realizoi për 1-0 pas asistimit nga mbrojtësi Eliot Uka. Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati, përkundër që kryeqytetasit e rinj tentuan me çdo kusht të shënonin gola të tjerë. Gjithsesi kjo fitore nuk mjafton për të kaluar tutje në UEFA Youth League, pasi Hibernian në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci triumfuan me rezultat 4-0. /Telegrafi/