Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i cili vjen si pasues i Qatip Osmanit të larguar para disa javësh. Klubi malishevas ndau rrugët me Osmanin me marrëveshje të ndërsjellë pasi trajneri tetovar kërkoi largimin pas disa rezultateve jo të mira. Megjithatë, drejtuesit e klubit nga ‘Liman Gegaj’ nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë emëruar pasuesin e tij. Është vet faqja zyrtare e Malishevës, e cila ka konfirmuar emërimin e Elon Berishës, në pesë xhirot e para të këtij sezoni udhëhoqi Prishtinën e Re. Postimi pa ndërhyrje i Malishevës Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë. Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para. Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë. Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik. Mirë se vjen në familjen tonë, Elon! / Telegrafi /