Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, vizitoi familjen Asllani në Matiçan. Me Bahri Asllanin, pronar biznesesh të suksesshme, bisedoi për vështirësitë në të cilat hasin bizneset. Çeku theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për bizneset, bashkëpunim i cili është pjesë e programit të tij, e i cili do të gjeneronte vende të reja pune e mirëqenie për qytetarët.