Legjenda e madhe finlandeze, Teemu Pukki njofton pensionimin nga kombëtarja

Një nga ikonat më të mëdha të futbollit finlandez, Teemu Pukki, ka konfirmuar zyrtarisht se po i thotë lamtumirë ekipit kombëtar dhe po tërhiqet si golashënuesi më i mirë në histori me 42 gola. 35-vjeçari Teemu Pukki do të mbahet mend si golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar finlandez në histori dhe njëri nga më meritorët që e vendosi Finlandën midis elitës së futbollit evropian dhe e udhëhoqi atë në Kampionatin Evropian. Në konferencën e sotme për shtyp, Pukki konfirmoi zyrtarisht se po i thotë lamtumirë ekipit kombëtar. Dy duelet e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës do të jenë të fundit të tij me fanellën e Finlandës. ???????? | Teemu Pukki (35) is retiring from international football. He is in the Finland squad for the very last time, with matches upcoming against Malta and Andorra. Pukki is Finland's all-time top goalscorer with 42 goals. ? pic.twitter.com/v2osAfrKEQ — EuroFoot (@eurofootcom) November 5, 2025 “Më pëlqeu shumë dhe jam krenar që munda ta bëj këtë për kaq gjatë. Madje shënova disa gola", tha fillimisht Pukki me një ton shakaje. Pasi për vite me radhë e ka fituar statusin e legjendës për ekipin anglez Norwch City, ai tani është kthyer në vendin e tij dhe luan për HJK Helsinki. Teemu Pukki auttoi Suomea saavuttamaan jotain, mihin aiemmin ei oltu pystytty. Kannattajat, toimittajat, pelaajat - me suomalaiset - saimme kaikki kokea asioita, joista osasimme vain unelmoida ennen hänen aikaansa. Kiitos Teemu ajastasi. — #Huuhkajat pic.twitter.com/d53zPvc7qA — Eetu Ikola (@eetuikola) November 5, 2025 "Kampionati Evropian ishte një përvojë e shkëlqyer. Çdo ndeshje në të cilën mora pjesë kishte momente të shkëlqyera. Disa vite ishin të vështira për ekipin kombëtar, por vitet e para nën drejtimin e trajnerit Markku Kanerva ishin të mira", shtoi finlandezi. Sipas Pukkit, karriera e tij nuk ka mbaruar dhe ai do të vazhdojë në nivelin e klubit te HJK Helsinki, të paktën për një sezon tjetër. /Telegrafi/