Sulmuesi i krahut i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ dhe do të jetë jashtë fushës së blertë deri në fund të gjysmësezonit, njofton Telegrafi. Lajm i keq për skuadrën kuqezi. Sulmuesi i krahut Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ. Si pasojë, për Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria pas ndërhyrjes dhe fazës së rehabilitimit. Në anën tjetër, ka lajme më pozitive për portierin Astrit Amzai, i cili ka nisur stërvitjet e lehta pas problemeve me dhimbje shpine. Ai tashmë ka dalë në terren dhe po punon nën kujdesin e stafit mjekësor, por ende nuk stërvitet me intensitet të plotë. Gjatë stërvitjes së sotme do të vlerësohet gjendja e tij përfundimtare, për të parë nëse do të jetë gati për të konkurruar në ndeshjen e së enjtes ndaj Jagiellonian në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës. /Telegrafi/