Ermal Krasniqi, lojtari që shënon kudo që luan: Dua trofe me Legian dhe Botërorin me Kosovën

Ermal Krasniqi ia ka bërë 'sefte' me gola në elitën e futbollit polak, teksa ka shënuar golin e parë me fanellën e Legias në fundjavën që lamë pas. Sulmuesi kosovar realizoi pasi u inkuadrua nga banka rezervë në barazimin 1-1 që Legia e arriti në udhëtim te Widzew Lodz, duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e tij. Ky gol shënon një moment të rëndësishëm për Krasniqin, duke e ndihmuar Legian të marrë një pikë të vlefshme jashtë fushe dhe duke treguar ndikimin e menjëhershëm të tij në ekip. telegrafi.com Që nga ardhja e tij te Legia, Krasniqi është përshtatur shpejt me ambientin dhe stilin e lojës së ekipit. Ai ka marrë mbështetje të plotë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik që nga dita e parë, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në stërvitje dhe ndeshje. Performanca e tij deri tani tregon se ai gradualisht po bëhet një lojtar kyç për ekipin, me synime për të kontribuar sa më shumë në fitore dhe për të ndihmuar Legian të luftojë për tituj dhe pjesëmarrje në gara evropiane. Në një intervistë për Telegrafin, Krasniqi tregon flet për përshtatjen e shpejtë në çdo vend ku luan, golin e shënuar, objektivat që ka me klubin, por edhe ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës në muajin nëntor, ku Dardanët përballen me Slloveninë dhe Zvicrën. telegrafi.com Ky moment ishte një shpëtim i vlefshëm për ekipin dhe një dëshmi e ndikimit të menjëhershëm që Krasniqi po ka te Legia. Ai vetë e vlerëson këtë arritje. "Ky gol do të thotë shumë për mua, sepse më jep më shumë konfidencë për ndeshjet në vazhdim që i kemi", thotë fillimisht Krasniqi për Telegrafin. Që nga ardhja në Poloni, Krasniqi është përshtatur shpejt me ambientin dhe stilin e lojës së ekipit. Ai ka marrë mbështetje të plotë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik që nga dita e parë, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim në stërvitje dhe ndeshje. "Ambientimi ka qenë shumë i shpejtë, dhe arsyeja është sepse të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë përkrahur që nga dita e parë". Sulmuesi kosovar ka objektiva të qarta për këtë sezon me Legian, ku synon të fitoj trofe. "Nuk është që i kam vendosur vetes ndonjë numër golash që duhet t’i shënoj, por normalisht që për mua është e rëndësishme të shënoj sa më shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin të fitojmë në çdo ndeshje. Objektivat për një klub si Legia janë gjithmonë të fitosh tituj dhe të luash në gara evropiane", vazhdon tutje Krasniqi. Ai ka treguar se përshtatet lehtë kudo ku luan, pasi ka shënuar gola edhe në skuadrat e mëparshme si Rapid Bukuresht, CFR Cluj e Sparta Pragë. telegrafi.com "Po, mund të them që e konsideroj veten se përshtatem lehtë në çdo ekip, sepse puna, disiplinimi dhe përkushtimi në çdo stërvitje dhe lojë e bëjnë gjithçka më të lehtë", vazhdon Krasniqi. Duke analizuar futbollin polak krahasuar me ligat ku ka luajtur më parë, Krasniqi thekson: "Mund të them që dallimi mes ligës polake dhe Rumanisë është që këtu luhet futboll më fizikisht dhe më i shpejtë. Ndërsa mes ligës polake dhe Çekisë dallimi është i vogël, sepse edhe në Çeki luhet futboll fizik". telegrafi.com Fokusimi i tij tashmë është te sfidat e ardhshme me Kombëtaren e Kosovës. Krasniqi thotë se duan dy fitore për të bërë ëndrrën realitet. "Për sfidat e nëntorit mund të them që do të hyjmë për fitore në të dyja ndeshjet. Do të japim më shumë se 100 për qind që t’i arrijmë këto dy fitore". Ai është i bindur se Kosova ka forcë të mjaftueshme për të shkuar në Botëror, qoftë nga vendi i parë, qoftë përmes play-off-it. "Mendoj që kemi forcë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në Botëror, qoftë nga vendi i parë, po ashtu edhe nga play-off-i. Besoj që kemi kualitet në ekip për t’i mposhtur kundërshtarët në play-off. Mesazhi im për Dardanët është se ju premtojmë se do të japim maksimumin në këto dy ndeshje për ta bërë ëndrrën e të gjithëve realitet", përfundoi për Telegrafin, Ermal Krasniqi. /Telegrafi/