Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen Aktash në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana. /Telegrafi/