Hansi Flick i përgjigjet thashethemeve për largimin nga Barcelona në fund të sezonit

Më herët gjatë ditës, disa media me bazë në Madrid raportuan se Hansi Flick ishte “lodhur” nga drejtimi i Barcelonës dhe po mendonte të largohej në fund të sezonit. Kontrata e trajnerit gjerman me katalanasit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por raporti pretendonte se ai kishte filluar të mendonte për një largim në vitin 2026 që prej muajit shtator. Që atëherë, këto raportime janë zbehur, pasi kuptohet se Flick është shumë i lumtur te Barça dhe nuk ka asnjë qëllim për një largim të parakohshëm. Sipas gazetarit Alfredo Martinez, Flick është informuar për raportimet që e lidhin me një largim nga Barcelona në fund të sezonit. Hansi Flick Trajneri ka deklaruar disa herë publikisht se është shumë i lumtur në klubin katalanas dhe se përvoja e tij që nga bashkimi me ekipin vitin e kaluar ka qenë vetëm pozitive. Në fakt, gjatë konferencës për shtyp të së martës, në prag të ndeshjes së sotme kundër Club Brugge, Flick e përsëriti të njëjtën gjë. “Jam shumë i lumtur në Barcelonë. E dua vërtet këtë klub dhe këta lojtarë, jam shumë i lumtur në këtë klub dhe në këtë qytet, do të jap më të mirën time”, ka deklaruar gjermani. Kujtojmë se ndeshja mes Clubb Bruge dhe Barcelonës është planifikuar të nis me fillim nga ora 21:00./ Telegrafi /