Xhamet e dushit bëhen “kristal të pastër” kur i pastroni me tre përbërës që i keni në shtëpi

Nëse keni një xham dushi, e dini sa e vështirë është ta mbani të pastër. Pas çdo dushi, mbeten njolla uji ose mbetje sapuni dhe shampoje që e bëjnë xhamin të duket i turbullt. Një mënyrë për ta parandaluar këtë është ta lani pas çdo përdorimi, por askush s’ka qejf të pastrojë menjëherë pas dushit. Një eksperte pastrimi, Leanne, ka treguar në rrjetet sociale një mënyrë shumë të lehtë për ta mbajtur xhamin e dushit të pastër dhe me shkëlqim, pa u lodhur fare. Ajo përdor vetëm 3 përbërës të thjeshtë, që shumica i kemi në shtëpi, dhe një shishe spreji: View this post on Instagram A post shared by Hacks: Cleaning | Washing | Organisation | Motivation (@home.with.leanne) Përbërësit: 1 filxhan uthull e bardhë 1 filxhan ujë 1 lugë çaji detergjent Leanne gjithashtu pohoi se mund të shtoni disa pika vaj esencial për t’i dhënë solucionit aromë të këndshme, por kjo nuk është e nevojshme për pastrim. Metoda e përdorimit Për të pastruar plotësisht xhamin e dushit, Leanne i përzien tre përbërësit në shishen e sprejit dhe e spërkat xhamin. Pastaj mund të përdorni një pëlhurë mikrofibër për ta fshirë, dhe më pas ta shpëlani xhamin me ujin e dushit për të hequr çdo mbetje të solucionit. Leanne e përfundon pastrimin duke përdorur një pajisje të veçantë vakumi për dritare, i cili thith lagështinë e tepërt dhe ndihmon që dushi të mbetet pa myk dhe me shkëlqim. Në mbishkrimin e saj, Leanne shkroi: “Acidi i lehtë i uthullës shpërbën mbetjet e sapunit dhe grumbullimet minerale, ndërsa detergjenti heq yndyrnat dhe mbetjet që e bëjnë xhamin e dushit të duket i turbullt. Së bashku, ato krijojnë kombinimin perfekt kimik për një xham dushi kristal të pastër — pa pastrues të ashpër apo fërkim të pafund”.