Ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi realizon fotosesion artistik te Fadil Berisha në New York, merr vëmendjen me ndryshimin drastik dhe pamjen rinore

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një fotosesion të ri artistik, të realizuar në studion e fotografit të njohur shqiptar në New York, Fadil Berisha. Fotografitë, të cilat Kadaj-Bujupi i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, zbulojnë një transformim të dukshëm në stil dhe paraqitje. Ajo shfaqet më e kuruar, më elegante dhe me një prani më të theksuar para kamerës, ndërsa ruan një element që gjithmonë e ka karakterizuar: flokët e saj kaçurrela, të cilat i japin pamjes një karakter krejtësisht unik. Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha) Në këtë projekt fotografik, Donika vjen me një imazh më të rafinuar dhe modern, duke e kombinuar natyrshmërinë e saj karakteristike me një estetikë të re vizuale. Ndjekësit kanë vlerësuar jo vetëm pamjen e saj të sofistikuar, por edhe mënyrën se si ajo ka arritur të evoluojë stilin personal ndër vite. Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha) Kadaj-Bujupi, e cila dikur ka qenë pjesë e skenës politike fillimisht si deputete e AAK-së dhe më pas e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë ka marrë një rol të ri dhe të rëndësishëm në kabinetin e presidentes. Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha) Ky fotosesion vjen si një paraqitje e re e saj në sferën publike, duke reflektuar një kombinim të profesionalizmit dhe estetikës personale. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Donika Kadaj-Bujupi (@donikakadajbujupi)