Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, ishte në Matiçan për të diskutuar për platformën e tij “Prishtina 2035”. Ai tha se tashmë është në dijeni që kjo lagje e madhe e Prishtinës është harruar nga qeverisja e kaluar, e një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Prandaj Çeku tha se zgjidhjet për Matiçanin janë përshtatur përkitazi me problemet e lagjes. E këto zgjidhje do të konkretizohen menjëherë pas fillimit të mandatit të tij. Hajrulla Çeku i falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e mbështetjen e tyre.