Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden të vdekur në një apartament në Stuttgart të Gjermanisë

Një ngjarje e tmerrshme në Stuttgart të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, policia ka gjetur tre trupa në një pallat apartamentesh në lagjen Feuerbach. Po sipas tyre, trupat e gruas dhe dy fëmijëve të saj u zbuluan në një apartament në mesditë, tha policia. "Për momentin, nuk ka asnjë indikacion për përfshirje të personave të tjerë", deklaruan hetuesit. Në një deklaratë të lëshuar këtë pasdite, policia e Stuttgartit tha se oficerët kishin fituar qasje në apartament "për shkak të dyshimit për një situatë të dyshimtë". Departamenti i hetimit penal ka filluar që atëherë hetimin e tij për rrethanat e vdekjes. Rrethanat e vdekjeve janë ende të paqarta ndërsa hetuesit po punojnë tani për të përcaktuar se si vdiqën tre personat. / Telegrafi /