Të ndryshohet rregullorja, gjegjësisht ligji i prokurimit të ilaçeve për pacientët me kancer, kërkon shoqata “Hema Onko”. Kjo pasi që në rregulloren aktuale – për shkak të procedurave tenderuese – ekzistojnë boshllëqe në furnizimin e ilaçeve, thotë Ana Marjanoviq nga kjo shoqatë. Aktualisht nuk ka tumor-markerë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe cisplatin dhe taksol për pacientët. “Po kjo është një terapi që kohë pas kohe mungon te onkologjiku, problemi do të tejkalohet nëse ndryshohet mënyra e prokurimit të ilaçeve në këtë klinikë. Nuk bëhet fjalë për terapi të shtrenjtë por për terapi që nuk kushton shumë megjithatë procesi i prokurimit e vështirëson blerjen e saj në Klinikë e Onkologjisë”, tha Ana Marjanoviq. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se po ndryshojnë dhe përshtatin një zgjidhje ligjore për të eliminuar problemet me tumor-markerët. Mungesa e shënuesve të tumoreve, Aliu: Po punojmë për një zgjidhje ligjore do ta zgjidh këtë problematikë Ministri tha se tumor-markerët mund të përpunohen në Biokimi, ndërsa për ilaçet tjera, si cisplatina dhe taksoli, tha se nuk është i informuar se ka mungesë.