Aktorja e serialit “Euphoria”, Barbie Ferreira, u duk pothuajse e panjohur gjatë paraqitjes së saj në Academy Women’s Luncheon në Los Angeles. Ajo ka humbur ndjeshëm në peshë, derisa kjo u vërejt dukshëm derisa pozoi në tapetin e kuq gjatë eventit të mbushur me yje të martën. Aktorja 28-vjeçare, tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së saj me një fustan ngjyrë rozë. Foto: Barbie Ferreira / John Salangsang/Shutterstock Ajo e kompletoi pamjen me take të zeza me zbukurime, manikyr rozë dhe buzëkuq në ngjyrë bordo. Ylli i filmit “Nope” kishte stiluar gjithashtu flokët e saj kafe në onde të buta e natyrale, që i rrethonin fytyrën në mënyrë elegante. Foto: Barbie Ferreira / Jordan Strauss/Invision/AP Ferreira tregoi për herë të parë shenja të rënies në peshë në vitin 2024, kur i habiti fansat me fotot ku dukej dukshëm më e hollë. Transformimi i trupit të saj shkaktoi spekulime se ajo mund të kishte përdorur Ozempic ose një ilaç të ngjashëm për humbje peshe për të arritur këtë rezultat. Megjithatë, ajo nuk i ka komentuar ende këto thashetheme. Foto: Barbie Ferreira në Euphoria / Eddy Chen/HBO Ferreria u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë spektaklit të njohur të sivjetshëm të Victoria’s Secret në tetor. Ajo eci në pasarelë me të brendshme të kuqe, të kombinuara me një xhaketë të madhe, e zbukuruar me krahë të vegjël engjëlli prej xhinsi. Foto: Barbie Ferreira në Euphoria / Eddy Chen/HBO