Ronaldo: U emocionova shumë kur u bëra miliarder, nuk bleva aeroplan për t’u mburrur, por sepse kisha nevojë për të

Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo (40), vazhdon të shkëlqejë te Al Nassr në Arabinë Saudite, duke shënuar gola rregullisht, por vetë portugezi pranon se fundi i karrierës së tij po afron. Në një intervistë me prezantuesin britanik Piers Morgan, Ronaldo ka folur për shumë gjëra, mes saj edhe ndjesinë e të qenit miliarder. "Po, mund ta imagjinoj daljen në pension. Do të jetë së shpejti. Do të jetë e vështirë, sigurisht që do të qaj, por do të jem gati. Çdo gjë do të marrë fund dhe pastaj do të kem më shumë kohë për gjëra të tjera", deklaroi ai. Fituesi pesë herë i Topit të Artë, me 952 gola në karrierën e tij profesionale, tregoi se ka menduar për jetën pas futbollit që nga mosha 25-vjeçare. Ai synon të jetë më shumë pranë familjes dhe miqve, si dhe të zhvillojë pasionet e tij jashtë fushës, përfshirë UFC-në dhe padelin. Ronaldo konfirmoi gjithashtu se është bërë miliarder, duke e konsideruar këtë arritje po aq të rëndësishme sa trofetë në futboll. "Isha shumë i emocionuar kur u bëra miliarder. Ky ishte qëllimi im, diçka si të fitoja Topin e Artë. Disa mund të më quajnë arrogant, por shifrat nuk gënjejnë. Unë jam i vetmi futbollist që e kam arritur këtë", deklaroi Ronaldo. Ai zbuloi se blerja më e shtrenjtë e tij është një avion privat, ndërsa makinat luksoze, që dikur ishin pasioni i tij, tani i përdor rrallë. Ronaldo ka zgjeruar kontratën me Al Nassr deri në vitin 2027 dhe synon të luajë për herë të gjashtë në Kupën e Botës 2026 me Portugalia. "Nuk më intereson më çfarë mendojnë njerëzit. Jam 40 vjeç, kam pesë fëmijë, miq të mirë dhe ende kam shumë pasion. Kur të them lamtumirë, do të jem mirënjohës për gjithçka që më ka dhënë futbolli," përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com