Pafos shkruan histori në Ligën e  Kampionëve - fiton ndaj Villarrealit

Në një ndeshje interesant, Pafos arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Villarreal, në një përballje ku rastet nuk munguan dhe pritjet e portierëve vendosën ritmin e takimit. Ky ishte një sukses historik për Pafos, fitorja e parë në Ligën e Kampionëve për klubin qipriot, duke e çuar në 5 pikë në mes të renditjes, ndërsa Villarreal mbetet me vetëm një pikë pas katër xhirove të grupit. Ndeshja nisi me dy skuadra të kujdesshme, por me disa raste të cilat nuk u konkretizuan. Domingos Quina për Pafos dhe Georges Mikautadze për Villarreal patën mundësi të mira brenda zonës, por portierët dhe pritjet e tyre ishin vendimtare. Nicolas Pepe provoi nga këndi i jashtëm i 16-metërshit, por goli mbeti i pamundur. Në minutën e 47’, Pafos shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Derrick Luckassen shfrytëzoi një krosim nga goditja e këndit, kaloi mbrojtjen e Villarreal dhe me një kokë të saktë e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. GOAL! Pafos take the lead 1️⃣-0️⃣ vs Villarreal ⚽ Luckassen | Sema pic.twitter.com/h8O2b4dXH7 — M. lowkey (@BanterAndGoals) November 5, 2025 Villarreal kërkoi barazimin, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Manor Solomon, Nicolas Pepe dhe Tanitoluëa Oluëaseyi provuan të gjejnë rrjetën, por portieri i Pafos, Neofytos Michail, bëri pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur. Me këtë fitore historike, Pafos shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve dhe ngjitet në mes të renditjes me 5 pikë, ndërsa Villarreal mbetet me vetëm 1 pikë dhe duhet të përmirësojë efikasitetin para portës për sfidat e ardhshme. / Telegrafi / Standings provided by Sofascore