"Yamal nuk është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin, ndërsa Pedri është ideal" - Zamorano flet për yjet e Barcelonës

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ivan Zamorano, ka shkaktuar polemika duke pretenduar se Lamine Yamal nuk e ka shpirtin e Real Madridit. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi mesfushorin Pedri, duke e quajtur atë një fenomen dhe se ka gjithçka çfarë i duhet të luajë te mbretërit. Zamorano luajti për Real Madridin nga viti 1992 deri në vitin 1996, ndërsa pastaj kaloi te Interi, ku luajti për disa sezone. "Nuk do ta transferoja kurrë Yamalin. Ai është një yll, por nuk ka thelbin që duhet të ketë një lojtar i Real Madridit". "Nga ana tjetër, Pedri është një fenomen. Ai është i përulur, flet vetëm kur ka nevojë. Ai ka gjithçka që duhet të ketë një lojtar i Real Madridit”, deklaroi Zamorano. Ai iu referua gjithashtu deklaratave të fundit të Yamal se Real Madridi vetëm ankohet dhe përfundon duke vjedhur. “Nuk e kam dëgjuar kurrë Messin të thotë diçka të tillë, dhe ai është më i miri në botë”, tha kiliani. /Telegrafi/