Gazetari italian pushohet nga puna pasi bëri një pyetje 'teknikisht të pasaktë' në lidhje me Izraelin në Bruksel

Një gazetar italian i cili e pyeti një zyrtar të Komisionit Evropian pse Izraeli nuk duhet të paguajë për rindërtimin e Gazës u pushua nga puna nga agjencia e tij e lajmeve. Gabriele Nunziati, një gazetar me bazë në Bruksel i cili mbulonte BE-në për agjencinë e lajmeve Nova të Romës, i tha The Intercept se mori një njoftim se do të humbiste punën mezi një muaj pasi u bë korrespondent, përcjell Telegrafi. Lëvizja, e cila u raportua për herë të parë nga faqja italiane e lajmeve Fanpage, erdhi pasi ai e pyeti Paula Pinho-n, zëdhënësen kryesore të Komisionit Evropian, për rindërtimin e Gazës më 13 tetor. "Ju keni përsëritur disa herë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës", tha Nunziati, i cili është kontraktor me Nova, në një konferencë për shtyp. "A besoni se Izraeli duhet të paguajë për rindërtimin e Gazës pasi ata kanë shkatërruar pothuajse të gjithë infrastrukturën e saj civile?". Pinho u përgjigj se ishte "padyshim një pyetje interesante, për të cilën nuk do të kisha asnjë koment". Dhe kjo video e shkurtër e shkëmbimit mes tyre u bë virale - një dukuri jo e shpeshtë për konferencat për shtyp të Komisionit Evropian - dhe Nunziati e gjeti veten të kërkuar. @omarsuleimanofficial Italy’s Nova news agency confirmed it let reporter Gabriele Nunziati go for asking a European official about Israel paying for the reconstruction of G-@-z-a at a press conference. ♬ original sound - Omar Suleiman Official “U ribotua nga disa media dhe mori shumë vëmendje”, tha ai. “Madje më kontaktuan disa njerëz duke më thënë: ‘Të pashë në Insta!’”. “Dy javë më vonë — më 27 tetor — mora një email nga agjencia ime e lajmeve duke më thënë se kishin ndërmend të ndërprisnin bashkëpunimin tonë”, ka shtuar ai. Agjencia shpesh përdor kontrata “bashkëpunimi” me mbrojtje të kufizuara që përfshijnë marrëveshje konfidencialiteti, sipas burimeve të stafit. Nunziati tha se mori dy telefonata “të tensionuara” nga eprorët e tij në Nova në dy javët midis pyetjes së tij dhe njoftimit se kontrata e tij do të përfundonte, por nuk pranoi të komentonte më tej. Francesco Civita, një zëdhënës i Nova, konfirmoi se agjencia e lajmeve i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Nunziatin për shkak të pyetjes së tij për Gazën. Civita tha se Nunziati ishte pushuar nga puna për shkak se kishte bërë një pyetje që ishte “teknikisht e pasaktë” sepse Rusia kishte pushtuar një vend sovran pa u provokuar, ndërsa Izraeli po i përgjigjej një sulmi. Dallimi midis qëndrimeve të Rusisë dhe Izraelit i ishte “shpjeguar vazhdimisht” Nunziatit, tha Civita, “por ai kishte “dështuar plotësisht të kuptonte ndryshimin thelbësor dhe formal në situata”. / Telegrafi /