Goli i veçantë i Lamine Yamal, na e rikujtoi Lionel Messin për një moment - driblime dhe finish brilant

Në një ndeshje të jashtëzakonshme të zhvilluar në Belgjikë, Club Brugge dhe Barcelona dhuruan spektakël të vërtetë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke barazuar me rezultat 3–3. Vendasit kaluan herët në epërsi me golin e Nicolò Tresoldi, por Ferran Torres barazoi për katalanasit. Më pas, Carlos Forbs riktheu Club Brugge në avantazh, duke shënuar dy herë, ndërsa një autogol i pafat nga Christos Tzolis në minutën e 77-të vendosi rezultatin përfundimtar. Një nga momentet më të bukura të ndeshjes ishte goli i Lamine Yamal, që solli barazimin 2–2, duke nxjerr në pah talentin e tij . 18-vjeçari realizoi pas një aksioni të jashtëzakonshëm personal, duke kaluar disa mbrojtës dhe përfunduar me një goditje të saktë në cepin e portës – një gol që i kujtoi të gjithëve lëvizjet karakteristike të Lionel Messit. Lamine Yamal ,you are fucking crazy what a goal that is pic.twitter.com/zzUPofcsaE — Adithya Reddy (fan) (@AdithyaReddy_20) November 5, 2025 Ky është barazimi i parë i Barcelonës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, dhe pas katër xhirove, katalanasit mbeten në mesin e renditjes me 11 pikë, ndërsa Club Brugge arrin në 4 pikë, duke u ngjitur në pozitën e 22-të në tabelën e përgjithshme të kompeticionit. /Telegrafi/