Një ndeshje spektakolare në “Jan Breydel Stadium” përfundoi me shumë polemika, teksa Club Brugge dhe Barcelona ndanë pikët në një barazim dramatik 3-3 në Ligën e Kampionëve. Por më shumë se për golat, sfida u shënua nga një vendim shumë i diskutueshëm i VAR-it në minutat e fundit, që ndezi reagime në gjithë botën e futbollit. Në shtesë, Romeo Vermant mendoi se i kishte dhuruar fitoren historike belgëve me një gol për 4-3, por pas rishikimit në video, arbitri vendosi ta anulonte për një ndërhyrje të supozuar ndaj portierit të Barcelonës, Ëojciech Szczesny. Pas ndeshjes, legjenda holandeze Marco van Basten shpërtheu në studion e televizionit holandez, duke e cilësuar vendimin si një padrejtësi të madhe. Esta toma es muy clara, roba el balón claramente el jugador del Brujas a Szczęsny. VAYA TOMADURA DE PELO ??? pic.twitter.com/MJxbWLnLR8 — (fan) REAL MADRID FANS ? (@AdriRM33) November 5, 2025 “Club Brugge janë grabitur. Goli për 4-3 duhej të vlejë. Ai nuk bën faull ndaj Szczęsny, as që e prek. Është vetë Szczesny që e bën të duket si faull, por nuk ishte”, ka thënë Van Basten me zemërim. Incidenti ndodhi në një pjesë të dytë të çmendur, ku Brugge arriti të shënojë tri herë kundër Barcelonës, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1969 ndaj një skuadre spanjolle. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, por përfundimi la një shije të hidhur për vendasit dhe tifozët e tyre. Barcelona, nga ana tjetër, shpëtoi nga humbja falë ndërhyrjes së VAR-it dhe ruajti një pikë të rëndësishme në grup, ndërsa Club Brugge u ndal në një rezultat që shumëkush e konsideron të padrejtë./ Telegrafi /