Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke shënuar “het-trik” për Galatasarayn në fitoren bindëse 3-0 në transfertë ndaj Ajaxit. Osimhen hapi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa dy penallti të mëvonshme, në minutat 65 dhe 78, vulosën një fitore të pastër për turqit. Me këto tre gola, Osimhen tani udhëheq listën e golashënuesve me 6 gola. Ai ka lënë pas Erling Haalandin me 5 gola, ndërsa Kylian Mbappé dhe Harry Kane kanë po aq gola sa suedezi, duke krijuar një garë të ngushtë për kreun e shënuesve në fazën e grupeve. Highest Goalscorer in the UEFA CHAMPIONSHIP LEAGUE ✅ Three consecutive POTM awards ✅ Second Nigerian to have ever scored a hat trick in the UCL ✅ 6 - Victor Osimhen 5 - Erling Haaland 5 - Harry Kane 5 - Kylian Mbappe 4 - Lautaro Martinez #54footballx pic.twitter.com/s1ui780B1J — Official54fx (@54footballx) November 5, 2025 Nigeriani po tregon formë të shkëlqyer këtë sezon, ku në të gjitha garat me fanellën e klubit turk ka 9 gola. Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk, deklaroi se është i lumtur, që ka një sulmues të tillë në ekip. "Jemi të lumtur që kemi Victor Osimhen. Një ëndërr në verë, por ka njerëz që e kanë realizuar këtë ëndërr. Duhet të falënderojmë Dursun Özbek, Abdullah Kavukçu dhe gjithë administratën. Ndoshta kemi marrë një lojtar që nuk mund ta imagjinonim me transferimin e tij. Kjo tregon edhe nivelin e objektivave të Galatasarayit. Suksesi sportiv është shumë i rëndësishëm, dhe synimi ynë është të arrijmë sukses të madh në Ligën e Kampionëve me Osimhen", deklaroi Burku. Falë kësaj fitoreje, Galatasaray shfaqet si një pretendent serioz për vendet e para në grup dhe pozicionon Osimhen si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/