Liga e Kampionëve merr formë: tri skuadra perfekte, disa gjigantë në krizë

U mbyll xhiroja e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe renditja pas përfundimit të saj ka nisur të marrë formë të qartë: tre ekipe – Bayern Munich, Arsenal dhe Inter, janë të vetmet me ecuri të përsosur, nga katër ndeshje, katër fitore. Bayern Munich po tregon se mbetet makineri evropiane, me 14 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar, ndërsa Arsenali i Mikel Artetës ka fituar katër nga katër ndeshjet pa pësuar asnjë gol (11:0 golavarazh). Interi i Cristian Chivut vijon gjithashtu në formë të frikshme – zikaltërit kanë siguruar 12 pikë të plota, me vetëm një gol të pësuar, pas fitores së vështirë 2-1 ndaj Kairat Almaty. Pas tyre vjen Manchester City, që me 10 pikë (3 fitore, 1 barazim) mban hapin e elitës. Guardiola duket se po kërkon vazhdimësinë në Evropë, ndërsa Haaland po shkruan historinë me golat e tij rekord. Në ndjekje janë edhe PSG, Neëcastle dhe Real Madrid, të gjitha me 9 pikë, duke e bërë luftën për kreun jashtëzakonisht interesante. Inter join Arsenal & Bayern as the ONLY teams to win 4/4 in the Champions League ✅ 2–0 vs Ajax ✅ 3–0 vs Slavia Prague ✅ 4–0 vs USG ✅ 2–1 vs Kairat Almaty pic.twitter.com/L7395ZnlOc — Italian Football TV (@IFTVofficial) November 5, 2025 Galatasaray, me 9 pikë dhe disa fitore të rëndësishme, po tregon se investimet e verës kanë dhënë fryt, ndërsa Tottenham dhe Barcelona mbeten në garë me 8 dhe 7 pikë respektivisht. Skuadra si Chelsea, Sporting Lisbona, Borussia Dortmund dhe Qarabag po luftojnë fort për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-tës, ndërsa Atalanta, Atletico Madrid dhe PSV duhet të përmirësojnë paraqitjet për të mos mbetur jashtë. Në fundin e tabelës, situata është alarmante për disa emra të mëdhenj. Juventusi ka vetëm 3 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Benfica dhe Ajax janë zhgënjimet më të mëdha të këtij sezoni, të dyja me 0 pikë dhe golavarazh katastrofik (Ajax ka pësuar 14 gola dhe ka shënuar vetëm një)./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore